Boks Sport Të tjera

PAMJET/ Tyson Fury konfirmohet kampion bote i peshave të rënda, mposht me ‘KO’ Deontay Wilder

Boksieri britanik Tyson Fury, mbrojti titullin e kampionit të botës në peshat e rënda pasi nokautoi amerikanin Deontay Wilder, në raundin e 11-të në një luftë spektakolare për brezin WBC, në T-Mobile Arena në Las Vegas..

Fury ishte favorit i madh në këtë ndeshje, sipas ekspertëve, por dueli para 20,000 spektatorëve ishte emocionuese dhe i tensionuar deri në fund.

Wilder (42 fitore, 2 humbje, 1 barazim), kërkonte hakmarrjen, por nuk ia doli dot mbanë. Edhe pse reagoi më mirë se në sfidën e dytë, sërish përballë Fury nuk ishte në gjendje të dominonte.

Image

Një përballje që nisi e ekuilibruar, por në raundin e tretë është Fury ai që hedh në tapet Wilder. Ky i fundit nuk dorëzohet dhe reagon në raundin e katërt, duke hedhur dy herë në tapet britanikun. Sfida bëhet interesante e spektakolare, me shumë goditje të forta nga të dy boksierët, por Fury ka një avantazh të lehtë.

Në raundet që pasojnë është britaniku që dominon në ring, por në raundin e dhjetë arrin ta hedhë sërish Wilder në tapet. Ndërsa në të 11-tin, goditjet e forta të Fury e bëjnë të pamundur zhvillimin e duelit nga amerikani. Wider bie sërish në tapet dhe këtë herë gjyqtari ndal sfidën, pasi amerikani nuk vazhdon dot më.

Nga raundi në raund Wilder dukej më i dobët dhe i lodhur, fakt që u shfrytëzua mirë nga Fury, që është një boksier që mbrohet mirë dhe reagon shpejt. Një triumf i merituar i britanikut, që dhuroi spektakël në ring, qëndron i pamposhtur dhe konfirmohet si një nga boksierët më të mirë në histori në peshën e rëndë.

Related posts

BLLOKON TRANSFERIMIN TEK “DJAJTË E KUQ”/ Dybala vendos të ardhmen e tij tek…

Delo.autor

FLET PËR “KUQEZITË” DHE “DARDANËT”/ Lorik Cana: Shqipëria do të mbetet pas Kosovës, nëse…

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ SKËNDERBEUT/ Trajneri Gega: Ta harrojmë atë që ndodhi, shpresoj që…

Delo.autor

Leave a Comment