Champions League Futboll Sport

Superdueli i Championsit: Bayern ka mungesa, Zidane ul në stol Benzeman/ Formacionet zyrtare

Real Madrid do të përballet sonte në “Allianz Arena” në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Champions League. Gjigantët spanjollë shihen favoritë në këtë takim, por nga ana tjetër do t’u duhet më parë që të kalojnë djemtë e Jupp Heynckes. Në konferencën e djeshme për shtyp, tekniku gjerman e vlerësoi kundërshtarin, ndërsa theksoi se nuk madrilenët duhet të kenë frikë nga Robert Levandovski.

Zinedine Zidane, sipas medias spanjolle ka vendosur që të hedhë në fushë Asension në vend të Benzema, ndërsa Ronaldo do të jetë në qendër të sulmit i ndihmuar nga Isco. Ndërsa bavarezët nuk do të kenë në dispozicion yllin austriak, David Alaba, i cili ka mbetur i lënduar në seancën stërvitore të dy ditëve më parë.

Formacionet zyrtare

Bayern Munich: Ulreich; Kimmich, Hummels, Boateng, Rafinha; Javi Martínez, Muller, James; Robben, Ribery y Lewandowski.

Real Madrid: Keylor; Carvajal, Varane, Ramos, Marcelo; Casemiro, Modric, Kroos; Lucas, Isco y Cristiano Ronaldo.

Ndeshja do të luhet sonte në orën 20:45 në “Allianz Stadium” ndërsa sfida e kthimit luhet javën që vjen, ditën e martë, më 1 maj. Të dy skuadrat do të kërkojnë që të sigurojnë biletën për finalen e madhe që do të luhet në kryeqytetin Ukrainas, Kiev.

Related posts

“TURP QË DYBALA DHE MORATA TË LUAJNË SI MBROJTËS”/ Cassano: Më shtrëngon zemra, Allegri fajtor…

Delo.autor

NË LISTË SHTOHET NJË TJETËR EMËR I MADH/ Trajneri i ri i Kombëtares pritet të jetë…

Delo.autor

NEXHIPI “KARIKON” KUKËSIN: Në futboll nuk ka asgjë të pamundur

Sadik.Autor

Leave a Comment