Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

BOTËRORI 2022/ Në maj drejtoi finalen e Ligës së Europës, në “Air Albania” gjykon Shqipëri-Poloni. Ja emri…

UEFA i ka dhënë një rëndësi shumë të madhe ndeshjes mes Shqipërisë dhe Polonisë në kualifikueset e Botërorit 2022. Kjo shihet edhe nga fakti se për sfidën në fjalë, në Shqipëri është caktuar një grup gjyqtarësh shumë të njohur, me eksperiencë edhe në ndeshje të rëndësisë së lartë.

Kështu, kryesor për duelin në “Air Albania” është caktuar francezi Klement Turpin. Gjyqtari 39-vjeçar, prej vitesh është pjesë e elitës së gjykimit në kontinent dhe UEFA i beson atij vazhdimisht duele me peshë në arenën ndërkombëtare. Në majtin e vitit 2021, ai ishte gjyqtari kryesor në finalen e Ligës ë Europës mes Vijarealit dhe Mançester Junajtid.

Asistentët e tij ën fushë janë Nikolas Danos dhe Siril Gringor, me Rudi Buke si gjyqtar të katërt. Ndërsa në sallën e VAR do të jenë Zherom Brisard dhe Amuri Deleru, po nga Franca. Vëzhguesi i gjyqtarëve i caktuar nga FIFA është greku Mikalis Kukulakis, ndërsa delegat për sfidën është belgu Fernand Mese.

Related posts

MUNGOI NË FUSHË NDAJ KUKËSIT/ Por lojtari i Tiranës e shijon ndeshjen nga tribuna me bukuroshen seksi (FOTO)

Delo.autor

“NDOSHTA E FITOJMË BOTËRORIN ME NJË…”/ Mancini zgjedh fotografinë e 2021 dhe bën parashikimin

Delo.autor

“TOKIO 2020″/ Pasuesi i Usain Bolt është italian, Lamont Jacobs është kampioni olimpik në 100 metra

Delo.autor

Leave a Comment