Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

SHQIPËRI-POLONI/ Policia “blindon” zonën rreth stadiumit “Air Albania”, tifozët i nënshtrohen kontrolleve (VIDEO)

Pak orë para nisjes së ndeshjes mes Shqipërisë dhe Polonisë forca të shumta policie kanë rrethuar zonën përreth stadiumit “Air Albania”.

Siç shihet edhe nga pamjet, dhjetëra uniforma blu janë në gatishmëri për mbarëvajtjen sa më mirë të rendit.

Po ashtu të gjithë tifozët, të cilët do të ndjekin në stadium ndeshjen e rëndësishme të kombëtares shqiptare i nënshtrohen kontrolleve të imtësishme para futjes në stadium.

Më herët gjatë ditës së sotme FSHF u bëri me dije tifozëve se nuk do të lejohen sendet e forta si bidonë uji, çadra, çelësa metalik apo lëndë piroteknike.

Gjithashtu nënvizohet se fëmijët nën moshën 16-vjeç, të cilët nuk do të jenë nën shoqërinë e prindërve nuk do të lejohet të hyjnë në stadium.

Related posts

Akuzon Gjyla: Futbollistët e mi po shiten shumë lirë!

Sadik.Autor

NUK DO TA BESONI/ Shikoni AUTOGOLIN më QESHARAK në historinë e futbollit (VIDEO)

Isa.Autor

Pogba: Nuk jam mësuar me stolin, pyesni trajnerin pse luaj kaq pak

Sadik.Autor

Leave a Comment