Futboll Premier League

Pogba: Nuk jam mësuar me stolin, pyesni trajnerin pse luaj kaq pak

Mesfushshori francez Paul Pogba ka thyer heshtjen pas një periudhe të gjatë dhe pas ndeshjes së fundit së Manchester United, ku ishte titullar në përballjen fituarn 2-0 ndaj Sëansea, ai ka thënë se nuk mësuar të qëndrojë në stol.

Por, nga ana tjetër, ka thënë se kurrë nuk ka vënë në dyshim skemat apo metodën e punës së trajnerit Jose Mourinho. Mesfushori ka konfirmuar se nuk ka asnjë problem me trajnerin portugez edhe pse ky i fundit e ka lënë disa herë në stol këtë sezon dhe ka refuzuar largimin nga skuadra në fund të sezonit.

Pogba erdhi dy vite më parë nga Juventus, pasi United pagoi shifrën rekord të 105 milionë eurove. “E pranoj që nuk jam mësuar me stolin, pasi kurrë më parë nuk kam qenë i detyruar të qëndroj ulur dhe të shoh skuadrën duke luajtur.

Por kjo situatë më ka bërë më të fortë, pasi këto ngjarje të bëjnë më të fortë dhe lufton më shumë për të ecur përpara”, tha francezi, që në lidhje me marrëdhenien që ka me Mourinho, shtoi: “Nuk kam probleme me të, Nuk jam unë ai që bën skuadrën. Pyesni atë se përse unë luaj kaq pak. Unë respektoj zgjedhjet e tij”.

Veëra po afron dhe zërat për një largim të francezit nga skuadra janë shtuar me Real Madrid si skuadra e preferuar dhe e vetmja që ka mundësitë financiare për të marrë Pogba. “Është shumë shpejt për të folur për një largim nga Manchester United, por situata mund të ndryshojë. Unë dua të qëndroj, pjesa tjetër janë vetëm fantazi e mediave”, tha Paul Pogba.

Related posts

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Gati oferta 10 milionë euro për Albian Ajeti nga dy klubet e Premier…

Delo.autor

“KAM PËRFUNDUAR NJË SEZON”/ Messi i “DËRRMUAR” nga Championsi: Më shumë kam LODHJE…

Delo.autor

KUPA E BOTËS/ Peruja nuk ndalet shënon edhe golin e dytë ndaj Australisë

Sadik.Autor

Leave a Comment