Futboll Seria A Sport

KRITIKON “TOPIN E ARTË”/ Koulibaly mbi zgjedhjet e kandidatëve: S’është e drejtë që ai është lënë jashtë

Mbrojtësi i Napoli-t, Kalidou Koulibaly, ka kritikuar zgjedhjet e kandidatëve për Topin e Artë për lënien jashtë të shokut të tij të skuadrës te Senegali, Edouard Mendy.

Portieri i Chelsea-t është injoruar dhe lënë jashtë listës me 30 kandidatë për çmimin prestigjioz.

“Ne duhet të bëjmë dyfishin e punës për t’u vlerësuar. Është për të ardhur keq që Edouard nuk është në listë. Ai është portieri i parë afrikan që fiton Champions League. Duhet të vazhdojmë të punojmë”, ka thënë Koulibaly.

“I kam folur atij për këtë dhe ne do të vazhdojmë të luftojmë për të arritur atje. Për mua, ai e meritonte të ishte mes 30 kandidatëve”.

Related posts

Coutinho shkon te Barça, Liverpool dëmshpërblen tifozët me 60 euro

Q.Autor

I “dënoi” në San Siro, por te Interi janë të fiksuar me sulmuesin e Sasuolos

Sadik.Autor

Përfundon gjithçka! Cavani arrin marrëveshje me klubin spanjoll

Sadik.Autor

Leave a Comment