Futboll

Eibar – Real: Mbyllet pjesa e parë, shënon Cristiano Ronaldo

Reali po fiton 0-1 kundër Eibarit me golin e Ronaldos.
Është mbyllur pjesa e parë mes Eibarit dhe Real Madridit, ku po fitojnë mysafirët me rezultat minimal 0-1.

Golin për ekipin e Zinedine Zidane e realizoi Cristiano Ronaldo në minutën e 34’ pas një asistimi të mrekullueshëm nga ana e Luka Modric.

Eibar kishte disa mundësi të mira shënimi në 15 minutat e para, por nuk e dërguan asnjë herë topin në rrjetë.

Realit iu dëmtua një lojtar në pjesën e parë. Bëhet fjalë për mbrojtësin francez, Raphael Varane, i cili lëshoi fushën e lojës në minutën e 28-të, vendin e tij e zuri Nacho Fernandez.

Related posts

Formacionet zyrtare: Arsenal – City (FOTO)

Q.Autor

KORONAVIRUSI/ Mbyllja e aktiviteteve sportive deri më 3 prill, ja propozimi i FSHF

Delo.autor

LIVE/ Partizani-Tirana: Starton pjesa e dytë, trajnerët nuk bëjnë ndryshime (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment