Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

HUMBJA NË “AIR ALBANIA” NDAJ POLONISË/ Shikoni postimin emocionues të “Tifozave Kuq e Zi” pas ndeshjes (FOTO)

Shqipëria u mposhtë me rezultatin 0-1 në shtëpi ndaj Polonisë. Një humbje e pamerituar për kuqezinjtë e Edi Rejës, që bënë një paraqitje dinjitoze. Vetëm një gjuajtje në portë, iu mjaftoi polakëve, për të vrarë ëndrrën e shqiptarëve, që kishin mbushur plot e për plot, stadiumin “Air Albania”.

Një atmosferë e zjarrtë që u shndërrua në një ferr të vërtetë për polakët, të cilët nuk nguruan të provokonin në momentin e shënimit të golit. Tifozët kuqezi, nuk rreshtën të mbështesnin Kombëtaren, deri në minutat e fundit, teksa krijuan një atmosferë elektrizuese, që mungonte prej vitesh.

Në përfundimin e ndeshjes, në faqen zyrtare në “Facebook”, tifogrupi “Tifozat Kuq e Zi”, postuan një foto nga koreografia gjatë startit të ndeshjes me mbishkrimin: “Përjetësisht me ty SHQIPËRI”.

Related posts

KA MAHNITUR EVROPËN/ Bayern kontakton me agjentët e Hojlund

F.autor

Federata maqedonase nuk e ‘kapërdin’ triumfin e Shkëndijës, ofendon shqiptarët

Sadik.Autor

DASHURI NË KOHË KORONAVIRUSI/ Juventus-Dybala, gati rinovimi “përjetë”

Delo.autor

Leave a Comment