Futboll Sport

HUMBJA ME GJEORGJINË E PAFALSHME/ Kosova shkarkon trajnerin Shaland

Tashmë është zyrtare. Tekniku Bernard Shaland nuk do të jetë më trajner i Kosovës. Një lajm të tillë e bëri të ditur vetë FFK-ja në një konferencë për shtyp të mbajtur mesditën e sotme.

70 vjeçari ishte emëruar trajner i Kosovës në mars të vitit 2018 nga ish-presidenti i ndjerë i FFK-së dhe legjenda e futbollit shqiptar Fadil Vokrri. Shaland ishte trajneri i dytë në historinë e Kosovës, që prej pranimit të dardanëve në UEFA dhe FIFA në vitin 2016.

Ndërkohë në konferencën për shtyp, presidenti i FFK-së, Agim Ademi u shpreh se ishte zgjedhje e të dyja palëve pasi nuk u arritën objektivat e caktuara.

“Ne duke pasur parasysh objektivat tona, dhe punën që e kemi bërë deri tash falënderojmë Shaland sepse me të e kemi filluar, por që gradualisht nuk i kemi përmbush obligimet apo objektivat tona dhe në mënyrë të përbashkët kemi vendosur me i ndërpre bashkëpunimin. Nga sot Shaland nuk do të jetë pjesë e jona”, u shpreh presidenti Ademi.

Related posts

KALENDAR “FERRI” PËR TIRANËN/ “Bardheblutë” duhet të tregojnë forcën në tri transferta

Delo.autor

PRITET NJË MERKATO “SHPËRTHYESE”/ Ja formacioni i krijuar nga yjet që u skadon kontrata këtë verë

Delo.autor

KA LINDUR PËR TË DHURUAR SPEKTAKËL/ Neymar TALLET me SERBËT para se të…(VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment