Futboll Sport

LARGIMI I SHALAND NGA STOLI I “DARDANËVE”/ Trajneri De Biasi: Jam i gatshëm të drejtoj Kosovën

De Biazi pritet që të jetë trajneri më i ri i Kosovës. Ish-tekniku i Shqipërisë pritet që të mbyll eksperiencën e dështuar te Azerbajxhani dhe në bazë të rezultateve negative, nuk do të ketë më rinovim.

Nga krahu tjetër Kosova ka shkarkuar trajnerin e saj, Shaland, pas humbjes së djeshme me Gjeorgjinë.

“Pas një muaji më skadon kontrata me Azerbejxhanin, por nuk kam folur me FFK-në. Jam i hapur dhe do të ishte kënaqësi ta merrja drejtimin e Kosovës”, tha De Biasi për “Indeksionline”.

Por sa do të përshtatej italiani te Kosova? Kjo ngre shumë dyshime pasi Kosova ka ecur gjithmonë me filozofinë sulmuese.

Ndërkohë me afrimin e De Biazit, dardanët do të punonin më shumë në mbrojtje dhe kjo do të limitonte sulmuesit që të tregojnë aftësitë e tyre.

Related posts

SULMON “BOMBERIN” LUKAKU/ Cassano: Ai kurrë nuk mund të jetë një kampion i rafinuar

Delo.autor

INTER-LECCE/ “Zikaltërit” marrin zemër, Sensi dyfishon shifrat. Ja goli (VIDEO)

Delo.autor

JUVE NË RËNIE TË LIRË/ Bardhezinjtë mbeten jashtë zonës Champions

F.autor

Leave a Comment