Futboll Premier League Sport

VETËM 10 TË TILLË NË BOTË/ CR7 njihet për pasionin e tij për makinat, i bën vetes dhuratën 10 milionë euro (VIDEO)

Cristiano Ronaldo njihet për pasionin e tij për makinat dhe e fundit që do t’i shtohet koleksionit të tij është me të vërtetë super.

Sulmuesi i Manchester United ka siguruar një Bugatti Centodieci, xhevahiri i ri i markës së themeluar nga Ettore Bugatti. Bugatti ka prodhuar vetëm 10 ekzemplarë të tillë.

Çmimi është pak më shumë se 10 milionë euro dhe frymëzohet nga modeli historik i Bugatti-t.

E ndërtuar në Francë, makina ka një motor prej 1500 kuajsh fuqi dhe është e aftë të shkojë nga 0 në 100 km/h në 2.4 sekonda dhe mund të arrijë deri në 380 km/h.

Dorëzimi i makinës pritet të bëhet në 2022-shin.

Lajmi është raportuar nga Corriere della Sera.

Related posts

TIRANA-CRVENA ZVEZDA/ Bardheblutë do të luajnë gjithçka për gjithçka (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

U LARGUA SI DËSHTAK/ Schurrle shpjegon arratisjen nga Borussia Dortmund

Sadik.Autor

Renditja/ Laçi e Luftëtari të fituarit më të mëdhenj të javës, Skënderbeu shkon në +15 nga vendi i dytë

Q.Autor

Leave a Comment