Futboll Sport

ZBULON SEKRETE NGA JETA E TIJ/ Martinez: Jeta ime mes alkoolit, cigareve dhe gjërave të tjera…

Shpërtheu te Porto me një lumë golash dhe më pas erdhi transferimi tek Atletico Madrid në 2015-ën, duke krijuar përshtypjen se e ardhmja do të ishte e shndritshme për Jackson Martinez.

Megjithatë, gjërat kanë shkuar ndryshe.

Kolumbiani ka humbur rrugës, në fillim duke u transferuar në Kinë dhe më pas duke u zhdukur nga radarët e futbollit të rëndësishëm, deri te tërheqja në dhjetorin e 2020-ës.

Në një intervistë të dhënë në Kolumbi, sulmuesi ka folur për demonët që kanë trazuar ekzistencën e tij, deri kur nuk i ka besuar plotësisht Zotit:

“Kam patur një jetë luksi dhe të mbushur me mëkate, më pëlqente të mëkatoja sepse më dukej një gjë normale, siç bënin të gjithë”, ka thënë Martinez.

“Nuk do ta shikosh Zotin si gjithçka që ke deri në momentin që nuk do të jetë e vetmja gjë që ke, kështu që kam marrë vendimin të përqendrohem tek ai. Disa miq që kisha, më të cilët shkoja në festa të ndryshme, më rrethonin me alkool, cigare dhe shumë gjëra të tjera”, ka thënë ish-ylli i Portos, duke zbuluar një anë sekrete të jetës së tij.

Related posts

ÇMIMET E CHAMPIONS LEAGUE/ UEFA zgjedh lojtarin dhe trajnerin më të mirë të vitit

Delo.autor

Liverpool mendon për mesfushorin e Tottenham si zëvendësuesi i Emre Can…

Q.Autor

MOURINHO DËSHIRON FORCIMIN NË EKIP/ Man United është i gatshëm të blejë 90 milionë euro mbrojtësin napoletan

Isa.Autor

Leave a Comment