Futboll Ligue 1 Sport

SI ASNJËHERË MË PARË/ Messi i kushton një postim gjyqtarit: E bën gjithmonë kur luajmë ne (FOTO)

Argjentina mori një fitore mjaft të vlefshme ndaj Perusë duke triumfuar 1-0 me gol të sulmuesit të Interit, Lautaro Martinez.

Por ajo që ka tërhequr vëmendjen nga ndeshja është gjesti i ylli argjentinas Lionel Mesi. Pas ndeshjes, ‘’pleshti’’ ka postuar një foto në rrjete sociale, duke e shoqëruar me një shkrim ku kritikon arbitrin. Mesi shkruan se gjyqtarët gjithmonë i penalizojnë dhe kjo mund të bëhet dhe me qëllim nga ana e tyre.

‘’ Ndeshje e vështirë për të luajtur. Frynte shumë erë, ata luanin shumë prapa duke lënë pak hapësira për ne. Gjyqtari gjithmonë e bën këtë kur arbitron në ndeshje tona, ndoshta e bën me qëllim. Por në fund morën tri pikë dhe jemi afër objektivit”, shkruan Mesi.

Postimi i yllit argjentinas është bërë viral duke marrë gati 6 milionë pëlqime në ‘’Instagram’’, por shumë janë habitur me atë çka shkroi Mesi.

Related posts

KALON MËNGJESIN ME NJË LEGJENDË/ Mbappe: Je një frymëzim për të gjithë ne (FOTO)

Delo.autor

LIVE/ Premier League: Mbyllet ndeshja Southampton-Liverpool. Rezultati 1-0

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Tottenham zgjedh trajnerin e ri, akord me teknikun kampion

Delo.autor

Leave a Comment