Futboll Premier League Sport

DEBUTIM ËNDRRASH NË PREMIER/ “Shenjtori” Broja, gol trepikësh dhe spektakël. Sulmuesi “kuqezi” vendos rekord

“Shenjtor” për Southampton, bekim për Shqipërinë. Armando Broja është thjesht fantastik, një sulmues me shumë klas, me një potencial të jashtëzakonshëm që e vë në pah edhe në vitrinën më të rëndësishëm të futbollit evropian, në kampionat më të fortë, Premier League.

Për herë të parë, sulmuesi kuqezi zbriti në fushë si titullar, në sfidën kundër Leeds United. Me topin në këmbë, Broja ishte një rrezik konstant në çdo moment. Në minutën e 53-të, Southampton zbriti me një kundërsulm të shpejtë, Broja ndoqi aksionin dhe përballë portierit rrezikoi jo pak, gjuan fort duke realizuar golin e tij të parë në Premier League.

Broja bëhet lojtari më i ri në moshë historinë klubit te Saouthampton që shënon në debutim nga minuta e parë. Goli i kushtoi jo pak, teksa në minutën e 81-të u largua nga fusha i dëmtuar, i gjithë stadiumi në këmbë duke duartrokitur njeriun e ndeshjes. Goli i Brojës në fund rezultoi një trepikësh, fitorja e parë e Southampton këtë sezon.

Related posts

FORMULA 1/ Luca Baldisserri nuk kursen kritikat: Vettel është i mbivlerësuar, nuk është…

Delo.autor

SFIDA MIQËSORE KUNDËR KOMBËTARS/ Trajneri i Kosovës befason me dy debutime, rikthehet Berisha

Delo.autor

Jurgen Klopp gjen pikën e dobët të Realit në…

Sadik.Autor

Leave a Comment