Futboll Premier League Sport

POSTON FOTON EPIKE NË RRJETET SOCIALE/ Southampton: Si e shikojmë Armando Brojën pas fundjavës së kaluar

Armando Broja ishte “heroi” i Southampton fundjavën e kaluar. Sulmuesi kuqezi shënoi golin e vetëm në fitoren 1-0 që Southamopton mori ndaj Leeds në shtëpi.

Kjo ishte ndeshja e parë si titullar për Brojën që nuk zhgënjeu, por shënoi edhe golin e parë personal në Premier League dhe i dha 3 pikëshin e parë skuadrës angleze për këtë sezon.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Southampton ka postuar një foto epike të sulmuesit Mohamed Elyounoussi dhe Armando Brojës. Norvegjezi e vështron në një mënyrë të veçantë Brojën dhe ky moment është kapur nga skuadra angleze që e ka postuar në faqen zyrtare.

“Si e shikojmë të gjithë Armando Brojën pas fundjavës së kaluar”, shkruan klubi anglez në postimin e tij.

Related posts

ZBULOI “OPERACIONIN RONALDO”/ Gazetari: Guardiola ka firmosur kontratë 4-vjeçare me…

Delo.autor

Neymar ka bërë diçka shumë të çuditshme pas humbjes ndaj Realit

Q.Autor

Pjesa e parë/ Partizani ”show”, Luftëtari shfaqet në mënyrë skandaloze

Sadik.Autor

Leave a Comment