Moto GP Sport Të tjera

MOTO GP/ “Doktor” Rossi: Dua ta mbyll karrierën me një podium

Piloti italian Valentino Rossi u shpreh se në 3 garat e fundit të këtij sezoni, të fundit edhe të karrierës së tij në MotoGP, dëshiron të bëjë një paraqitje të mirë. Pse jo, të synojë podiumin edhe pse ky duket një “mision i pamundur”.

“Pas disa garave jashtë Europës tani jemi më të qetë dhe kam patur mundësi të përgatitem më mirë. Gjatë këtyre ditëve jam stërvitur fort, në mënyrë që këto 3 gara të mbetura t’i përballoj në mënyrën më të mirë të mundshme nga ana fizike”, tha Rossi.

“Synoj që në këto tri gara të shkojë sa më afër podiumit, në mënyrë që ta mbyll karrierën sa më mirë. Gara e radhës është në pistën e Misano, në shtëpinë time dhe dua ta shijoj në maksimum”, u shpreh legjenda e MotoGP.

Related posts

PA FILLUAR ENDE KAMPIONATI/ Chiellini vë nën presion Inter: Të tre këto skuadra kanë krijuar një…

Delo.autor

Angli-Panama/ Penallti për Anglinë, Kane vrastar nga 11 metra (VIDEO)

Sadik.Autor

NGA KARIM BENZEMA TEK RONALDO/ Njihuni me 10 asistuesit më të mirë të Champions-it

Delo.autor

Leave a Comment