Futboll Seria A Sport

“LUKAKU U LARGUA PËR TË FITUAR DYFISHIN”/ Marotta: Nuk shqetësohem për shitjen e lojtarëve, por…

CEO i Interit, Bepe Marota është rikthyer të flasë gjatë për Interin, të ardhmen e tij, rinovimet e lojtarëve, shitjen e Lukakut si dhe largimin e Antonio Konte.

Marota është shprehur se nuk shqetësohet për shitjen e lojtarëve më të mirë, por e shqetëson blerja e lojtarëve më të mirë.

Presidenca: “Ne presim që Zhang të kthehet, mendoj se mund të vazhdojmë së bashku. Në të ardhmen do të kërkoj diçka jashtë klubeve, ndoshta një rol institucional në sport.

Rinovimet: ‘’Jemi pranë një zgjatjeje kontrate për Lautaron dhe Barelan. Për Brozoviç do të duhet pak më shumë kohë, por unë kam besim”.

Lukaku: “Sot nuk mund ta blejmë sërish Lukakun për 75 milionë euro, duhen investime të synuara dhe të përmbajtura. Shita Lukakun për për 115 milionë dhe e zëvendësova me Xhekon pa asnjë kosto: në fushë nuk ka boshllëk. Nga ana tjetër, belgu u largua nga Seria A për të fituar dyfishin, në Itali shifra të caktuara nuk mund të ekzistojnë”

Konte: “Ne nuk u grindëm. Është një temë delikate, ai duhet të jetë këtu për të diskutuar së bashku për këtë temë’’.

Bilanci ekonomik: ‘’Ne kemi dalë nga tuneli, ka stabilitet dhe qetësi . Zhang ka përsëritur vazhdimisht angazhimin e tij afatgjatë ndaj shoqërisë. Gjendja jonë është e barabartë me të tjerët. Ne po paguajmë rregullisht rrogat. Por, çka nëse vijnë oferta të shkëlqyera për lojtarët më të mirë? Vullneti i lojtarit është vendimtar. Në çdo rast, nuk jam i shqetësuar për shitjen, por për blerjen e mirë’’, përfundoi Marota.

Related posts

PSG ËNDËRRON TË AFROJË CR7 NË PARIS/ Leonardo del hapur: I kemi paratë për Ronaldon

Delo.autor

Piter Krauç i nxjerr të palarat Xherardit: U MASKUA si PLAK i paralizuar për të shmangur…

Isa.Autor

LIGA E KOMBEVE/ Superpritja e Schmeichel ndaj goditjes së Bale (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment