Futboll Kategoria Superiore Sport

U DËMTUA NË SFIDËN NDAJ KASTRIOTIT/ Operohet titullari i Egnatias, ja sa do të qëndrojë jashtë fushës…

Mesfushori i Egnatias, Majkëll Agbekpornu u dëmtua në sfidën ndaj Kastriotit tre javë më parë duke humbur kështu dhe sfidën me Laçin.

Por ditën e sotme, ganezi i është nënshtruar një operacioni në gju i cili ka dalë me sukses. 23-vjeçari ishte titullar fiks për rrogozhinasit deri në momentin e dëmtimit duke lënë një boshllëk të madh për skemat e Maganit.

Vetë klubi ka postuar një foto të Agbekpornu që shikohet i shtrirë në karrocë me gjurin e fashuar. 23-vjeçari pritet t’i mungojë Egnatias për 1 muaj duke humbur fazën më kulmore të kampionatit, aty ku rrogozhinasit po i surprizojnë të gjithë me 8 pikë të grumbulluara pas 5 javësh.

Related posts

NUK KA DEBUTUAR ENDE ME LAÇIN/ Mesfushori Kodra: Më solli kushëriri në Shqipëri, u trondita kur pashë…

Delo.autor

Antonini: Brozovic i ka bërë gropën vetes, ata nuk do ta falin

Q.Autor

FINALJA E MADHE E EURO 2024/ Spanja, “Mbretëreshë” e Europës për herë të katërt! Shuhet sërish ëndrra e Anglisë

F.autor

Leave a Comment