Futboll Premier League Sport

YLLI I PREMIER SHIKON “VDEKJEN ME SY”/ Grabitësit e lidhin dhe e torturojnë me hanxhar në prani të dashurës

Një yll i Premier Ligës është sulmuar nga banditë të maskuar me hanxhar në shtëpinë e tij, të cilët e kanë lidhur dhe torturuar para se të largoheshin me sende me vlerë nga shtëpia.

Lojtari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur është u tërhequr zvarrë nëpër shtëpi nga banditë të veshur me kapuç, të cilët kishin hyrë në pronën e tij me vlerë 1.5 milionë paund. Ngjarja ndodhi javën e kaluar në pushimin e kombëtareve.

Grabitësit, të cilët kanë menduar se askush nuk gjendej në shtëpi janë surprizuar nga prania e yllit të Premier Ligës i cili nuk kishte udhëtuar me kombëtaren. Sipas ‘’The Sun’’, e dashura e futbollistit ka qenë duke bërë një dush më pas të dy janë lidhur nën kërcënimin e hanxharëve.

Grabitësit janë larguar me orë, bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë duke lënë më pas të lirë çiftin. Klubi i lojtarit është tronditur nga ngjarja dhe ka kërkuar të merren menjëherë masa, por emri i futbollistit ka ngjallur shumë dyshime në Angli pasi aludimet nuk kanë munguar.

Related posts

KRITIKË BARCELONËS PËR DUALITETIN MESSI-GRIEZMANN/ Deschamps: Të dy yjet duhet të…

Delo.autor

Buffon: Messi më i kompletuar se “vrasësi” Ronaldo

Sadik.Autor

A DO TË LARGOHESH NGA BARCELONA NËSE ZBARKON NEYMAR? Dembele jep këtë përgjigje

Delo.autor

Leave a Comment