Basketball Sport Të tjera

MOMENTE TENSIONI/ Plas sherri në NBA, yjet e Lakersave përleshen me njëri-tjetrin (VIDEO)

Los Angeles Lakers po kalon një krizë rezultatesh, ku kanë humbur dy ndeshjet e para në startin e NBA-së.

Skuadra nga Kalifornia llogaritet si ndër favoritët kryesorë për titull, por në ndeshjet e para nuk kanë treguar formë të mirë. Rezultatet e dobëta kanë bërë që nervozizmi tek basketbollistët e Lakers të jetë në maksimum dhe kjo u vërejt edhe në ndeshjen ndaj Phoenix Suns.

Në sfidën e djeshme, dy basketbollistët e Lakers, Antoni Davis dhe Duajt Hauard u përleshën me njëri-tjetrin. Dejvis u afrua tek Hauard duke e kapur për fanelle, por ndërhyrja e shokëve të ekipit ndaloi sherrin. Pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit pasi basketbollistët janë shumë të famshëm dhe kanë mjaft fansa që kanë komentuar jo pak episodin e ndodhur.

Related posts

KAPITEN DHE SHËNON GOL/ Bernard Berisha tregon vlerat e liderit në Rusi

Delo.autor

MOTIVON EKIPIN PARA “EL CLASICOS”/ Solari: Do ketë spektakël, Real Madridi nuk ka frikë…

Delo.autor

Galliani: Oliver është idiot, s’e kupton filozofinë e futbollit

Sadik.Autor

Leave a Comment