Futboll Seria A Sport

BARAZIM NË “PAQE”/ Ndeshje dramatike, Atalanta “ngec” ndaj Udineses në frymën e fundit

Atalanta humbet mundësinë tu afrohet kryesuesve pas barazimit të sotëm ndaj Udinezes në shtëpi.

Bregamaskët ishin dominantë në mbajtjen e topit dhe në krijimin e rasteve. Pas një pjese të parë pa gola, ishte  Malinovski i cili shënoi në minuitën e 56-të. Mesfushori me një silurë nga jashtë zonë, e dërgoi topin në cepin e djathtë të portës, ku portieri kundërshtar e kishte të pamundur për ta arritur.

Pjesa tjetër ishte e qetë me Atalantën që po administronte ndeshje. Por atëherë kur nuk pritej, Udineze barazoi ndeshjen me anë të sulmuesit Beto. Pas një goditjeje nga këndi, 23 vjeçari u hodh më lartë se të tjerët dhe me kokë shënoi golin e barazimit.

Asgjë nuk ndryshoi në minutat e mbetura. Me këtë barazim Udineze shkon në kuotën e 10-të pikëve, ndërsa Atalanta mbetet në vendin e 5-të dhe rrezikon të parakalohet nga Lacio dhe Juventusi.

Related posts

PËR HERË TË PESTË NË HISTORI/ Shkëndija kampione në Maqedoninë e Veriut

F.autor

LIVERPOOL KËRKON TË MBAJË KLOPPIN/ Kontratë të re edhe po nuk fitoi…

Delo.autor

FAZA PËRGATITORE/ Sulmuesi Sane bën Bayern-in me “dhimbje koke”, Nagelsmann i jep shansin e fundit

Delo.autor

Leave a Comment