Futboll Sport

MANCHESTER UNITED-LIVERPOOL/ Tifozët e “Djajve të Kuq” largohen nga “Old Trafford” nga turpërimi

Tifozët e Manchester Unitedit kanë filluar të largohen nga stadiumi Old Trafford në numër të madh, duke mos qenë në gjendje ta përballojnë turpërimin që po e përjeton klubi i tyre në duart e rivalit të përbetuar Liverpool.

Një numër i madh i tifozëve të Unitedit nisi ta braktisë stadiumin qysh në minutën e 60-të, kur rezultati ishte 5:0 për Liverpoolin.

Gjërat për tifozët dhe djajtë e kuq u përkeqësuan kur Unitedi mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi Paul Pogba u përjashtua me karton të kuq.

Mohamed Salah shënoi het-trik, ndërsa golat e tjerë u shënuan nga Naby Keita dhe Diogo Jota.

Related posts

SIMEONE NË DYSHIM TEK ATLETICO? Spanjollët shpjegojnë: Duhet të dhurojë 40 milionë euro…

Delo.autor

“TOKIO 2020″/ SHBA pa medalje në Lojërat Olimpike, për herë të parë që nga viti 1972

Delo.autor

TRONDITET INTER/ Rrezikon të mungojë në super sfidën me Real Madrid sulmuesi…

Delo.autor

Leave a Comment