Futboll La Liga Sport

DISFATA NË “EL CLASICO”/ Tifozët e Barcelonës sulmuan makinën e Koeman, vjen reagimi i klubit katalanas

Tifozët e Barcelonës nuk e kanë pranuar edhe aq lehtë humbjen 2-1 nga Real Madridi në Camp Nou.

Los Blancos morën tre pikë në kuadër të javës së nëntë në La Liga, duke thelluar edhe më tej krizën e katalunasve.

Tifozët pas ndeshjes e sulmuan trajnerin Ronald Koeman, që ishte në makinë dhe së fundmi ka reaguar edhe Barcelona.

Klubi përmes një komunikate bëri të ditur se do marrin masa siguri që kjo gjë të mos përsëritet asnjëherë.

“FC Barcelona dënon publikisht veprimet e dhunshme dhe përçmuese që trajneri ynë ka përjetuar gjatë largimit nga Camp Nou. Klubi do të marrë masa sigurie dhe disiplinore që ngjarje të tilla fatkeqe të mos përsëriten”, thuhet në komunikatë.

Pas humbjes, Barcelona zë pozitën e tetë në tabelë me 15 pikë, pesë prapa Realit që është lider në La Liga.

Related posts

“SHPËRTHEN” PËR KALENDARIN/ Ancelotti: Kjo që po ndodh është çmenduri

Delo.autor

SHPENZIME TË FRIKSHME/ Real Madrid “mbret” i merkatos, ja 10 transferimet më të shtrenjta

Delo.autor

E ARDHMJA E YLLIT FRANCEZ NË DILEMË/ Vendimi i vështirë i Mbappe, Reali apo 45 milionë eurot të PSG-së?

Delo.autor

Leave a Comment