Futboll Seria A Sport

PO BËHET VIRALE/ Gafa e Cuadrados pas derbit me Interin, publikon “planet” e Juventus në rrjetet sociale (FOTO)

Ndodh shpesh që një foto që postojmë nëpër rrjetet sociale, mund të ketë impact negative më vonë. Një rast i tillë i ka ndodhur Huan Kuadrados ditën e sotme.

Pas barazimit që Juventusi pati me Interin, kolumbiani bëri një shaka me shokun e tij të skuadrës Mekeni. Ky i fundit ishte veshur si një punonjës i ‘Mekdonals’ dhe Kuadrado postoi foto në Instagram duke e portretizuar si diçka komike.

Gjithsesi mesfushori nuk e ka vënë re që mbrapa tij është një ekran ku shfaqet programi i skuadrës për disa lojtarë. Për ata që zmadhojnë foton është shumë i qartë i gjithë programi. Në të tregohet stërvitje në palestër, not në pishinë për Kielinin, Danilon, Moratën, Alek Sandron, Bonuçin dhe për të tjerë lojtarë.

Lojtarët që nuk u aktivizuan ditën e djeshme kundër Interit do të stërviten në orën 11:30. Një ndër ta është dhe Paolo Dibala, i cili luajti disa minuta në pjesën e dytë, ku dhe shënoi me penallti duke evituar humbjen për skuadrën e tij.

Ky detaj nuk është vënë re akoma nga Kuadrado, i cili e mban akoma në Instagram këtë foto.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Shakhtar Donetsk-Manchester City. Rezultati 0-3

Delo.autor

DEBUTIM FANTASTIK ME BAYERN/ Sulmuesi Sane: Më vjen pak keq që poshtëruam ish-skuadrën time

Delo.autor

CONTE MERR LAJMIN E KEQ/ Pas mesfushorit Vidal, dëmtohet gjatë stërvitjes titullari…

Delo.autor

Leave a Comment