Futboll Premier League Sport

KRITIKON YLLIN E MANCHESTER UNITED/ Scholes: Futet në fushë për ndihmuar skuadrën me talentin e tij, por…

Paul Pogba ka qenë protagonist për keq në humbjen e rëndë të pësuar nga Manchester United kundër Liverpool.

Francezi, i aktivizuar në fillimin e pjesës së dytë, është ndëshkuar me karton të kuq pas 15 minutash lojë.

Paul Scholes, legjendë e Djajve të Kuq, e ka kritikuar ashpër kampionin e botës:

“Futet në fushë për ndihmuar skuadrën me talentin e tij, por humb top pas pak momentesh dhe Liverpool shënon. Kalojnë pak minuta dhe ndëshkohet me karton të kuq për një faull qesharak me skuadrën që mbetet në inferioritet numerik dhe 5 gola në disavantazh”, ka thënë Scholes për Record.

“Të gjithë e dinë që ka talent, por me gjithë rrëmujën që ka krijuar, për faktin që nuk ka rinovuar akoma kontratën, si mund të futet në fushë një lojtar i tillë? Është një mungesë disipline dhe një mungesë respekti për teknikun dhe shokët e skuadrës”.

Related posts

Ish-kapiteni hedh dritë mbi stolin e Real Madridit dhe kombëtaren e Spanjës

Sadik.Autor

Romagnoli: Kjo është arsyeja pse Milan duhet të fitojë ndaj Juventusit

Sadik.Autor

GODET PARTIZANI/ Prapaskenat me Çinarin dhe sulmuesi Fazli, të kuqtë mbeten në merkato

Isa.Autor

Leave a Comment