Futboll Kategoria Superiore Sport

HUMBJA NË DERBI/ Daja drejt largimit, del emri i ish-trajnerit të Tiranës si kandidat për stolin e Partizanit

Humbjet në derbi zakonisht sjellin ndryshime në radhët e klubeve të kryeqytetit dhe asgjë nuk çudit pas një ndeshje të tillë. Por ajo që ka filluar të qarkullojë në orët e fundit  është një hipotezë e bujshme për klubin e Partizanit.

Sipas “Procesi Sportiv”, pozitat e Ilir Dajës po lëkundën dhe tashmë ka një kandidat për pankinën e të kuqve në rast largimi. Bëhet fjalë për ish-trajnerin e Tiranës, brazilianin Ze Maria, i cili përveç të tjerave ishte edhe i pranishëm në këtë derbi, duke e ndjekur si një tifoz bardhebluve me të cilët është shumë i lidhur.

Gjithçka mbetet në kuadrin e thashethemeve, por lëvizjet pas një derbi nuk përjashtohen asnjëherë, pasi të dy skuadrat e kryeqytetit kanë njohur të tilla pas humbjeve edhe më pak shqetësuese se ajo e Partizanit sot që e la 10 pikë larg kreut të renditjes.

Related posts

CHAMPIONS/ REALI dhe ROMA luajnë fatin e “Europa League”, në Ukrainë plotësohet kualifikimi

Isa.Autor

SENSUALE/ Tifozja e Icardit feston NUDO rikthimin e Interit në Champions (FOTO)

Isa.Autor

MADHËSHTOR/ Atletico Madrid shpallet kampion i Spanjës për të 11-tën herë

Delo.autor

Leave a Comment