Futboll Seria A Sport

POLEMIKAT PËR HUAZIMIN E MBROJTËSIT NË JANAR/ Kthesë e papritur, Mourinho ndryshon mendje për Kumbullën

Situata e Marash Kumbullës ndryshon në mënyrë të papritur, ose të paktën është Zhoze Murinjo ai që ka ndryshuar mendje për mbrojtësin shqiptar. Futbollisti, i cili ishte nxjerrë përkohësisht jashtë skuadrës bashkë me katër lojtarë të tjerë që morën pjesë në humbjen turpëruese 6-1 ndaj Bodo, është bërë përsëri pjesë e grupit që ka udhëtuar për ndeshjen e radhës në Serinë A.

Në mediat italiane kishte filluar të qarkullonte si hipotezë huazimi i mbrojtësit në janar, duke përmendur skuadrën e Udinezes si të interesuarën direkte për shërbimet e tij. Por duket se Murinjo ka ndryshuar mendje, pasi ndër të 5 lojtarët që la jashtë për ndeshjen ndaj Napolit, Kumbulla është i vetmi që pas stërvitjes me gripin sot iu bashkua pjesës tjetër të ekipit për udhëtimin drejt Sardenjës ku nesër verdhekuqtë përballen me Kaljarin.

Një sinjal pozitiv ky për mbrojtësin, e padyshim edhe një mënyrë e Romës për të mbrojtur investimin e rëndësishëm që bënë në verën e kaluar kur blenë futbollistin nga Verona. Megjithatë, mbetet të shihet se sa hapësirë do të ketë ai në vijim nga Murinjo, i cili nuk i ka rezervuar asnjë minutë në kampionat në këtë sezon mbrojtësit shqiptar.

Related posts

SËRISH NË TELASHE/ Mesfushori i Inter i dehur në urgjencën e spitalit

Delo.autor

PAGË 25 MILIONË EURO NË SEZON/ Mbape vendos për të ardhmen. Ylli francez pranon ofertën e…

F.autor

VIDEO/ Berisha pritet si hero në Bergamo. Tifozët festojnë me ekipin në aeroport

Q.Autor

Leave a Comment