Futboll Sport

NJË MUAJ NGA CEREMONIA NË PARIS/ “Rrjedh” në media lista e supozuar, që ia jep “Topin e Artë” këtij futbollisti

Gara për “Topin e Artë” 2021 hyn në momentin e saj më të nxehtë. Një muaj ka mbetur para ceremonisë në Paris, ndaj kureshtja për të ditur se kush do ta fitojë çmimin prestigjioz është më e madhe se kurrë. Spekulimet dhe thashethemet janë në rend të ditës, teksa edhe rrjedhja e sekreteve të mundshme nuk ka vonuar.

Dhe pikërisht në orët e fundit, në rrjetet sociale ka nisur të qarkullojë një listë, në pretendohet se është rezultati përfundimtar i votimit (të mbyllur tashmë) dhe renditja e lojtarëve që aspirojnë çmimin. Sipas kësaj liste, çmimin do ta fitojë Robert Lewandoswki, çka do të nënkuptonte “Topin e Artë” të parë për sulmuesin polak.

Sulmuesi i Bayernit ndiqet nga Leo Messi dhe Karim Benzema, të cilët do të kompletonin podiumin. Përveç francezëve, Luka Modric zë vendin e 12-të. Për të gjetur një përfaqësues të Barçës duhet të zbresësh në vendin e 18-të të kësaj liste, ku është Pedri. Një pozicion mbi të cilin është Neymar.

Mbetet për t’u parë se si do të evoluojnë këto javë para dorëzimit të çmimit, në të cilat spekulimet dhe thashethemet nuk do të ndalen.

Related posts

“MIRUPAFSHIM…”/ Zbulohen fjalët e fundit të Mourinhos duke u larguar nga hoteli i Manchester Unitedit (VIDEO)

Isa.Autor

PASI U PEZULLUA NGA UEFA PËR FYERJE/ Arnautovic: Provokimet nuk e arsyetojnë atë që ndodhi, por…

Delo.autor

Lojtarët e NFL-së refuzojnë takimin me Trump, kreu i shtetit anullon ftesën

Sadik.Autor

Leave a Comment