Futboll Seria A Sport

4 GOLA NË 9 NDESHJE/ Giroud ka prishur “magjinë” e numrit 9, Milani kryeson falë tij

Ndërkohë që pritet të dihet rezultati i Napolit, që do të luajë sonte ndaj Bologna, Milani po shijon lidershipin e tij në renditjen e Serie A. Ky pozicion kryesues është produkt edhe i Olivier Giroud, me golin shumë të rëndë të tij ndaj Torinos të martën. Përveç tri pikëve, francezi iu dha kuqezinjve atë lloj bindjeje se ka marrë fund mallkimi i fanellës me numrin 9 te Milani.

Pas Pippo Inzaghit, gjithë të tjerët që e kanë veshur atë fanellë pothuajse kanë përjetuar një magji. “Viktima” e fundit ishte Mario Mandzukic. Ardhja e Giroud në verë solli ndërmend dështimet e shumë “9” para tij. Sidoqoftë, ish-sulmuesi i Chelsea, në vetëm nëntë ndeshje, tashmë i ka bindur të gjithë.

Sulmuesi francez aktualisht ka 4 gola në 9 ndeshje, të gjithë të shënuar para publikut në “San Siro”. Tani, Milani i “kërkon” Giroud të zhbllokohet edhe në transfertë e veçanërisht në Champions League, ku skuadra e Piolit ka përpara një sipërmarrje shumë të vështirë, por sigurisht jo të pamundur, kualifikimin në grup pas zero pikëve në tri ndeshjet e para.

Related posts

LIVE/ Flamurtari-Tirana: Kërkohet goli, Mema fut edhe NGO në lojë (VIDEO)

Isa.Autor

U BLE PËR 65 MILIONË EURO/ Futbollisti i Manchester City kërkon largimin në merkaton e dimrit

Delo.autor

Perez i ofron Chelseat para plus njërin nga tre yjet e klubit për Hazardin

Q.Autor

Leave a Comment