Futboll Seria A Sport

NDODH NË SERIE A/ Gjyqtari e tepron me kartonin e kuq pas faullit ndaj Ribery (VIDEO)

Ndeshja e kampionatit italian Venecia-Salernitana prodhoi shumë polemika. Shkak u bë një karton i kuq i marrë nga Ambadu pas një ndërhyrjeje ndaj veteranit Frenk Riberi.

21-vjeçari bëri një ndërhyrje të pastër mbi top, por gjyqtari i sfidës e nxori me karton të kuq. Ky moment është komentuar shumë nëpër rrjetet sociale, ku fansat kanë ‘gozhduar’ vendimin e arbitrit duke e konsideruar një qesharak dhe të turpshëm për një ndeshje futbolli.

Gjithsesi ai vendim ndikoi në rezultatin përfundimtar të ndeshjes sepse Saleritana me një lojtar më shumë, arriti të fitojë  me një gol në minutën e fundit. Nuk është hera e parë që në Itali kontestohen vendimet e arbitrave. Duket që as implementimi i VAR-it nuk ka përmirësuar situatën.

Related posts

PARA SHKARKIMIT/ Mbrojtësi kundër Solarit: Isco, një nga më të rëndësishmit te Real Madridi

Delo.autor

FORMULA 1/ Mercedes nuk shqetësohet për mungesën e Hamilton: Kemi një yll të ri në ekip

Delo.autor

VIJOJNË PUNIMET PËR STADIUMIN E RI TË KUKËSIT/ Presidenti Gjici: Impakt i rëndësishëm për krejt zonën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment