Futboll Seria A Sport

U LARGUA NGA JUVENTUS/ Pirlo gati t’i japë fund papunësisë, ndiqet me interes nga klubi i Serisë A

Të paktën katër pikë me Venecian dhe Empolin, kaq i mjafton Davide Balardinit për të shpëtuar pankinën e tij me Xhenoan.

Skuadra nga Liguria është në zonën e rënies nga kategoria me mbrojtjen më të dobët në Serinë A, të cilët po mendojnë për të ndërruar trajner pas një nisje katastrofale të sezonit, ku kanë koleksionuar vetëm një fitore në 10 ndeshje.

Emri i parë në listën e pronarëve të rinj të Xhenoas është ai i Andrea Pirlos, i cili është në kërkim të një projekti që pritet të rinisë nga e para pas “divorcit” me Juventusin.

Sipas asaj që raporton “Secolo XIX”, midis emrave të tjerë përveç Andrea Pirlos janë edhe ato të Ivan Xhenaro Gatuzos dhe Roberto Donadonit. Pirlo pëlqehet për karizmën e tij dhe për aftësinë për të menaxhuar situata komplekse të treguara sezonin e kaluar në vitin e tij të parë si trajner, duke drejtuar një ekip në fazën e rindërtimit të plotë, por Balardini ka ende mundësinë për të shpëtuar pankinën e tij, të cilit i duhen të paktën 4 pikë me Venecian dhe Empolin.

Related posts

SUPERIORJA ZBRET SOT NË FUSHË, POR PËR TË PROTESTUAR/ Bojkoti kthehet në kosto për klubet dhe FSHF-në

Delo.autor

Nuk përfundon me kaq/ NESËR INTER merr lajmin e madh për MODRIC

Isa.Autor

FITOI KAMPIONATIN NË ANGLI/ Por Manchester City rrezikon dënimin për në Champions, ja akuzat e rënda

Delo.autor

Leave a Comment