Sport Të tjera

VOLEJBOLL/ Po shkëlqen që 16 vjeçe, Kodra transferohet nga Flamurtari në kampionatin italian

Kejda Kodra ka spikatur me lojën e saj te Flamurtari duke treguar një nivel të shkëlqyer në Superligën e volejbollit të femrave. Ndonëse sapo ka mbushur 16 vjeç, në sezonin aktual, volejbollistja vlonjate ka treguar një nivel fantastik, duke qenë gjithnjë te lojtaret më të mira të javës.

E dalë nga akademia e Flamurtarit të trajnerit të mirënjohur Theodhori Driza, që njihet për punën e mirë me moshat, tashmë lojtarja e talentuar ka bërë një hap të madh në karrierën e saj. Kodra ka firmosur me skuadrën italiane të “Pallavolo Sicilia Catania” dhe do ta vijojë karrierën e saj në nivelin e dytë të Kampionatit Italian të Volejbollit për Femra, në Serinë A2.

Federata Shqiptare e Volejbollit njofton se një meritë të madhe për transferimin e volejbollistes në Itali ka trajneri i Kombëtares Kuqezi, Luka Seki.

Related posts

LIVERPOOL VAZHDON ECURINË FANTASTIKE/ Triumf në frymën e fundit ndaj Leicester

Delo.autor

Xhaka: Ishte nder që isha nën urdhrat e Arsene Wengerit

Sadik.Autor

ÇFARË NDODHI? Messi nuk lejohet të votojë në zgjedhjet presidenciale të Barcelonës

F.autor

Leave a Comment