Gossip Sport

NUK NDALET TELENOVELA “WANDA-ICARDI”/ Azzaro lëshon “bombën”: Kur ka ndodhur tradhtia ka patur frikë…

China Suarez është kthyer në Argjentinë.

Aktorja dhe këngëtarja 29-vjeçare e ka kaluar muajin e fundit në Madrid, ku ka bërë disa xhirime për një film të ri që e shikon protagoniste në krah të Alvaro Morte, Profesori i famshëm i Casa de Papel.

Sapo ka zbarkuar në Buenos Aires, China është ndalur nga shumë gazetarë në kërkim të një komenti për çështjen Wanda-Icardi. Suarez ka preferuar të thotë vetëm: “Sa nxehtë, apo jo?”.

Pavarësisht pajtimit mes Wanda Nara-s dhe Mauro Icardi-t, vazhdojnë lajmë në lidhje me të ardhmen romantike të futbollistit të Paris Saint-Germain.

Gjatë një programi tv argjentinas, gazetari Flavio Azzaro ka bërë një koment pikant në lidhje me të ardhmen e sportistit dhe artistes:

“Ka mundësi serioze që Icardi të jetë i fejuari i ardhshëm i China-s. Është i tërhequr nga ajo, është i lidhur me atë dhe ka dëshirë të ndahet nga Wanda prej kohësh. Kur ka ndodhur ajo që ka ndodhur ka patur frikë”.

Duket se pajtimi mes Icardi-t dhe gruas së tij i ka orët e numëruara.

Related posts

“CONTE BËRI KEQ QË U LARGUA NGA INTER”/ Trajneri Ranieri: Një ditë në Serinë A do të vijë edhe…

Delo.autor

Humbja në Kukës, Partizani gati për ndryshime drastike

Sadik.Autor

“MË IKU TRURI”/ Klaus Gjasula flet për autogolin dhe golin me Kroacinë

F.autor

Leave a Comment