Futboll La Liga Sport

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Real Madrid mposht Elche falë dopietës së Vinicius dhe rimerr kreun

Real Madrid është kthyer te fitorja në La Liga pas barazimit pa gola të marrë në shtëpi kundër Osasuna-s në mesjavë.

Skuadra e Carlo Ancelotti-t ka mundur 2-1 Elche-n në transfertë falë dy golave të Vinicius Junior.

Braziliani ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 22-të dhe ka dyfishuar avantazhin e të tijve në të 73-ën me një golazo.

Elche, që ka mbetur me dhjetë lojtarë në minutën e 6 3-të, ka arritur të ngushtojë diferencat në minutën e 86-të me Milla-n, i cili ka përfituar nga një gafë në mbrojtjen e miqve.

Gjithsesi, Los Blancos kanë arritur ta mbrojnë avantazhin dhe të sigurojnë tri pikët.

Related posts

A do shkojë te Reali? Lewandowski zbulon më në fund të ardhmen

Q.Autor

Punimet në “Arenën Kombëtare”, pamja aktuale e stadiumit 8 muaj para se të hapë dyert (VIDEO)

Sadik.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Predikuesi islamik: Dëmtimi i Salah ishte një ndëshkim nga Zoti për prishjen e Ramazanit

Sadik.Autor

Leave a Comment