Futboll La Liga Sport

PO KALON NJË MOMENT “MAGJIK” NË LA LIGA/ Falcao dhe rituali special që solli shkarkimin e Koeman (VIDEO)

Kolumbiani Radamel Falcao po kalon një moment magjik dhe po udhëheq Rayo Vallecano-n në La Liga me golat e tij.

I fundit ka qenë vendimtar për klubin e tij dhe jo vetëm…

Në fakt, goli i shënuar kundër Barcelona-s, i katërti në sezon, i ka kushtuar stolin Ronald Koeman, i shkarkuar pas ndeshjes nga drejtuesit blaugrana.

Por çfarë fshihet mbrapa momentit magjik të sulmuesit?

Sipas El Transistor, lojtari po bën një ritual para çdo ndeshje. Falcao, nga sa mësohet, shkon në një hotel para çdo takimi për t’u izoluar nga “pjesa tjetër e botës”.

Ai largohet veçanërisht nga jeta e tij në familje dhe nga katër fëmijët për të arritur përqendrimin maksimal. Një mënyrë për të grumbulluar sa më mirë të gjitha energjitë që i duhen për ndeshjet e kampionatit.

Related posts

KASTRIOTI-TIRANA/ Kaina bën heroin dhe ndëshkon “Bardheblutë” (VIDEO)

Delo.autor

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ ESPANYOLIT/ Lajme të mira për Solarin, rikthehet në stërvitje ylli…

Delo.autor

Houson “leksion” kampionëve të Golden State, barazon 1-1 serinë e finaleve

Sadik.Autor

Leave a Comment