Futboll La Liga Sport

KALIMI I LEGJENDËS TEK STOLI I BARCELONËS/ Del Bosque: Xavi? Vetëm po bëri këtë do të ketë sukses

Vicente del Bosque ka miratuar zgjedhjen e Barcelona-s për t’ia besuar stolin legjendës Xavi hernandez.

Ish-trajneri i Spanjës ka folur për AS në lidhje me kalimin e pritshëm të ish-mesfushorit në drejtim të katalanasve.

“E njeh Barcelona-n që në fëmijëri dhe ka besim tek dietë e tija. Kjo është gjëja më e rëndësishme”, ka thënë Del Bosque.

“Pas lojtarëve, do të duhet të fitojë edhe publikun dhe të kërkojë të fitojë ndeshjet. Vetëm kështu do të mund të bëjë mirë. Është e rëndësishme që të ketë shumë besim në aftësitë e tij dhe në atë që do të bëjë. Besoj se Barcelona do të kthehet shumë shpejt në majë me rritjen e të rinjve që ka në ekip”.

Për momentin, pas shkarkimit të Koeman, drejtimin e Barcelona-s e ka marrë përkohësisht Sergi Barjuan.

Related posts

SHKELJE ME NË LIDHJE ME AKADEMINË/ Prokuroria nis hetimet për drejtuesit e Bayern Munich

Delo.autor

BARCELONA-REAL MADRID/ Valverde bën një gabim, ja ndryshimi në formacion (FOTO)

Delo.autor

GJESTI I MADH NGA KOSOVA/ Të hënën do të zhvillohet ndeshje për të prekurit nga tërmeti (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment