Futboll Sport

NUK NDALET DHUNA NË FUTBOLL/ Sherr masiv mes Shënkollit dhe Orikut, ndërpritet ndeshja. Ndërhyn policia

Një karton i kuq ka bërë që ndeshja mes Shënkollit dhe Orikut të shndërrohet në arenë boksi, ku futbollistët janë përplasur dhe zënë mes tyre.

Ngjarjet e dhunës në kategoritë e ulta në futbollin shqiptar po përsëriten nga java në javë. Këtë herë një episod i shëmtuar ka ndodhur në kategorinë e dytë mes Shënkollit dhe Orikut.

Shkak është bërë një karton i kuq në minutën e 83 i Kaçorrit për ekipin vendas. Për pasojë ka shpërthyer një sherr masiv mes dy skuadrave ku janë përfshirë edhe bankina e ekipit vendas. Duke parë situatën e krijuar arbitri ka vendosur ndërprerjen e ndeshjes, ndërsa lojtarët protagonistë të sherrit janë shoqëruar në komisariatin e Lezhës.

Related posts

S’NDALET DHUNA NË FUTBOLL/ Nuk u ekzekutua goditja e këndit, trajneri godet me kokë arbitren anësore

F.autor

JUVENTUS-MILAN/ Nga fusha në merkato. Agjenti Raiola po punon për shkëmbimin

Delo.autor

KA TËRHEQUR VËMENDJEN E KLUBEVE TË MËDHA/ Perez gati të paguajë për super yllin e Benficas shifrën prej…

Delo.autor

Leave a Comment