Futboll Kategoria Superiore Sport

VAZHDON SERINË E FITOREVE/ Tirana tregon forcën dhe mposht Vllazninë në “Loro Boriçi”

Tirana vazhdon marshin e fitoreve këtë kampionat. Bardheblutë kanë mposhtur Vllazninë pastër 0-2 në sfidën e luajtur në ‘’Loro Boriçi’’ duke marrë një sukses tjetër pas asaj fitoreje në derbi.

Bardheblutë u treguan konkretë që në pjesën e parë duke gejtur dhe golin e avantazhin me Xhxihën. Sulmuesi përfitoi nga një përgjumje në mbrojtje duke u shkëputur bukur për të dalë vetëm për vetëm me Zogoviç.

Në pjesën e dytë, Tirana ngeli me 10 lojtarë pas dalje me karton të kuq të Ardit Tolit. Ky i fundit ndërhyri ashpër ndaj Da Silvas të sapofutur në fushë. Për gjyqtarin ishte karton i verdhë, por pas një konsultimi me VAR-in ndryshoi ngjyrën e kartonit duke nxjerrë të kuqen.

Pikërisht kur do të mendohej se shkodranët do të reagonin, erdhi dhe goditja fatale nga Taulant Seferi. Pasi mori një top në mesfushë, Seferi u shkëput bukur për të mposhtur Zogoviç me një diagonale nga e djathta. Kaq mjaftoi, bardheblutë rikonfirmohen si skuadra e sezonit duke mposhtur një rival direkt për titull.

Related posts

INTERI VIHET NË LËVIZJE/ Zikaltërit rinisin bisedimet me futbollistin serb

F.autor

Ishte i saktë në ndeshjen e parë, orakulli i Botërorit bën parashikimin për Egjipt-Rusi

Sadik.Autor

Milan kufizohet në merkato, a do i mjaftojnë?

Sadik.Autor

Leave a Comment