Futboll Seria A Sport

NAPOLI NUK KA RIVAL NË SERIE A/ Skuadra e Spallettit triumfon ndaj Salernitanës

Napoli nuk ka rival në Serinë A. Skuadra e Spaletit ka marrë një fitore të vuajtur ndaj Salernitanës duke e mposhtur me rezultatin 0-1.

Ishte një ndeshje mjaft e luftuar nga të dyja ekipet ku gjyqtari nxori dhe dy kartonë të kuq. Pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0, ndërsa në të dytën Zilinski dërgoi në avantazh Napolin.

Kastanjos la Salernitanën me 10 lojtarë në minutën e 70-të, por numri i lojtarëve në fushë u barazua pas vetëm 7 minutash,  teks ishte Kulibali që u ndëshkua me karton të kuq. Fundi ishte mjaft dramatik, por rezultati nuk ndryshoi.

Napoli ruan kreun duke shkuar në kuotën e 31 pikëve pas 11 ndeshjesh, ndërsa e gjithë vëmendja do të jetë nga sfida Roma-Milan që luhet në mbrëmje.

Related posts

SHKËMBIMI I BUJSHËM/ “Demi” Lautaro tek Barcelona, braziliani rikthehet tek Interi?

Delo.autor

PUBLIKOI FOTON EPIKE/ Xherdan Shaqiri me urim special për “Ramazan”

Delo.autor

“ISHTE NJË MBRËMJE E ÇMENDUR”/ Vajza brune tregon detaje nga nata e kaluar me Rooney (FOTO)

F.autor

Leave a Comment