Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Chelsea hipotekon kualifikimin ndaj Malmos, Wolfsburg ringjallet kundër Salzburg

Një gol i ka mjaftuar Chelsea-t për të marrë tri pikët në fushën e Malmo, në javën e katërt yë Champions League.

Londinezët kanë shkuar në kuotën e 9 pikëve në Grupin H, po aq sa Juventus kryesues për shkak se ka fituar përballjen direkte dhe që do të luajë pas pak kundër Zenit.

Sfida e luajtur në Eleda Stadion është vendosur nga një gol i Ziyech në minutën e 56-të.

Ndeshja e tjetër  e orës 18:45, luajtur mes Wolfsburg dhe Slazburg, është fituar 2-1 nga gjermanët. Klubi i Bundesliga-s ka marrë fitoren e parë në Grupin G dhe është ngjitur në vendin e dytë.

Baku (3′) dhe Nmecha (60′) kanë shënuar për Wolfsburg, ndërsa Wober (30′) ka barazuar përkohësisht shifrat për Salzburg.

Related posts

Laçi-Skënderbeu, ekspertët përballë kampionëve, një Kupë që duhet fituar

Sadik.Autor

VIDEO/ Rikthehet baraspesha, Sochaux barazon ndaj PSG

Q.Autor

E kërkon Reali dhe Barcelona/ Gjiganti anglez vendos për të ardhmen e lojtarit

Isa.Autor

Leave a Comment