Futboll Sport

Arbitri zbulon të vërtetën e Zidane, si e goditi me kokë Materazzin (VIDEO)

Ishte finalja e Kupës së Botës 2006. Franca po luante me Italinë. Dhe, ndërsa Italia fitonte 5-3 me penallti, ajo ndeshje mbahet mend për një nga skenat më tronditëse në një mjedis të tillë, pasi Zinedine Zidane goditi me kokë në gjoks Marco Materazzin. Të dy lojtarët kishin shënuar për kombëtaret e tyre, ndaj rezultati ishte 1-1, para se të ndodhte sulmi.

Arbitër atë ditë ishte Horacio Elizondo nga Argjentina dhe 12 vjet më pas, nga ajo finale, ai mori pjesë në një “TED talk” për të dhënë versionin e tij të ngjarjeve. “Në një moment e pashë Materazzin të shtrirë në tokë, isha rreth tridhjetë, ose dyzet metra larg, kështu që e ndalova lojën. Shpejt, nëpërmjet “intercomeve” tona, pyeta ndihmësit e mi se çfarë ndodhi. Vetë nuk kisha parë absolutisht asgjë”, – shprehet Elizondo.

Në atë pikë ndërhyri një tjetër argjentinas, Luis Medina Cantalejo, që ndërhyri dhe i sqaroi me kufje gjithçka kishte ndodhur kryesorit Elizondo. Këtë ish-ndihmës në atë ndeshje, Elizondo e quan si “engjëllin e tij kujdestar”. Duke vepruar si gjyqtar i katërt atë ditë, Medina i kishte parë të gjitha në mënyrë të qartë. “E tmerrshme, goditja me kokë e Zidane ndaj Materazzi ishte e tmerrshme… I tha “zezak” dhe Zidane e goditi Materazzin”, – më tha me kufje i. Deri kur kam parë videon e momentit, nuk do ta besoja dot”.

Edhe pse arbitri Elizondo kishte kërkuar një përgjigje më teknike ndaj situatës, ai shpjegoi se asistenti i tij spanjoll i kishte folur atij me një shpërthim shumë të pasionuar. “E vetmja gjë që ai nuk arriti të më thoshte ishte ‘olé’, – kujton Elizondo me shaka. Për momentin kur Elizondo do të nxirrte kartonin e kuq, ai tha: “Kur shkova në “skenën e krimit”, e kisha tashmë këtë informacion dhe e dija se do ta dërgoja jashtë Zidane”.

Related posts

ANSU FATI NUK ËSHTË VETËM/ Barcelona ka një tjetër lojtar 400 milionësh në ekip

Delo.autor

NDESHJA DERBI KRYEQYTETAS/ “Avullojnë” biletat në “Selman Stërmasi”, ja sektorët ku ka ende shitje (FOTO)

Delo.autor

Dhjetë krahasimet që tregojnë se Valverde është nivel tjetër nga Enrique (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment