Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Milan-Crotone. Rezultati 4-0

Milani luan duke filluar nga ora 15:00 me Krotonen në “San Siro”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 21 në Serinë A. Kuqezinjtë do të kërkojnë me çdo kusht fitoren në shtëpi, për të rimarrë përsëri kryesimin e renditjes, i cili tani mbahet nga Interi, pas fitores së zikaltërve ndaj Fiorentinës dy ditë më parë.

Pritej titullar , por mesfushori Ismael Benaser nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e sotme. Lojtari kishte shfaqur probleme gripale dhe për këtë arsye Pioli nuk e ka grumbulluar për sfidën e sotme. Përveç algjerianit, jashtë për shkak dëmtimesh janë edhe Tonali, Diaz dhe Kjaer.

Në këtë mënyrë, Pioli është përsëri me zgjedhje të reduktuara për formacionin, ndonëse luajnë përballë vendit të fundit në tabelë. Për sa i përket formacionit, trajneri kuqezi do i besojë nga minuta e parë dy afrimeve të janarit, Tomori në mbrojtje dhe Meite në mesfushë. Çalhanoglu nuk është ende në formë e tij më të mirë, dhe Pioli ka menduar të vendosë Leaon pas Ibrës në sulm, i mbështetur nga Rebiç dhe Salemekers nga krahët.

 

LIVE/ Milan – Crotone 4-0

 

Mbyllet ndeshja

Nis pjesa e dytë

****

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 31/ Milan kalon në avantazh me golin e shënuar nga Zlatan Ibrahimovic.

MINUTA 1/ Starton ndeshja

Related posts

Ndryshime drastike në kontratat e lojtarëve te Flamurtari, Idrizi vendos kushtet…

Sadik.Autor

GJENIU/ Në gjurmët e talentit Sancho, Shola Shoretire shkruan historinë me Man United

Isa.Autor

“LUFTA ËSHTË MË E MADHE SE PROBLEMET TONA”/ Mihajlovic përlotet: Kur ndodhi në vendin tim… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment