Futboll Sport

ASKUSH SI LEVANDOVSKI/ Sulmuesi polak kalon edhe Ronaldon me Mesin në Ligën e Kampioneve

Robert Levandovski vazhdon të shënojë dhe regjistrojë rekorde të reja në Ligën e Kampioneve. Ndonëse shifrat e tij të totalit të golave në turneun më të rëndësishëm për klube Europë mbeten larg atyre të përbindëshave Ronaldo e Mesi, ai po tregon se në disa statistika, është më i mirë në krahasim me portugezin dhe argjentinasin.

Ndeshja ndaj Benfikës ishte e 100-ta për sulmuesin në Ligën e Kampioneve dhe ai e festoi në mënyrën më të mirë, duke shënuar tre gola në këtë duel. Askush më parë nuk kishte shënuar tre gola në ndeshjen jubilare. Ndoshta gëzimin ia prishsi pak fakti se gaboi një penallti dhe prishi rekordin e tij perfekt në turne, pasi kishte realizuara të 14 të mëparshmet e tentuara në këtë aktivitet.

Megjithatë, tre golat e çuan atë në kuotën e 81 të tillëve të shënuar në 100 ndeshje, shifër mbresëlënëse që e çon atë mbi të gjithë të tjerët. Për shembull, Mesi pas 100 ndeshjeve kishte 77 gola të shënuar në Ligën e Kampioneve. ndërsa Ronaldo më pak, vetëm 64. Shumë larg janë emra të tjerë që kanë bërë histori dhe kanë arritur këtë numër të lartë ndeshjesh si Benzema (53), Raul (51) apo Shevçenko (48).

Related posts

Bayern Munich mohon interesimin për portierin që shkëlqeu në Botëror…

Isa.Autor

U TRANSFERUA KËTË VERË TEK “DJALLI/ Ka emër religjioz, i lumtur te Milani. Ja rrëfimi prekës i Tomori

Delo.autor

Lucio: Juventus mund të realizojë Triplete-n. Douglas Costa dhe Alex Sandro janë lojtar të shkelqyer

Sadik.Autor

Leave a Comment