Gossip Sport

E BUJSHME/ Ambra dhe Allegri janë ndarë shumë keq, nuk flasin fare. Trajneri dyshon se…

Ambra Angiolini dhe Massimiliano Allegri nuk kanë mbajtur asnjë lidhje pas ndarjes së stuhishme të disa javëve më parë, e cila ndodhi, me sa duket, për një tradhti të trajnerit të Juventusit. E përjavshmja “Chi” ka zbuluar sfondin e ri për këtë ndarje: “Allegri dhe Ambra kanë pushuar së foluri me njëri-tjetrin. Trajneri bardhezi mendon se ishte ish-partnerja e tij, ajo që vendosi të përhapë lajmin e ndarjes së tyre”.

Për momentin, ish e dashura e Allegrit jeton ende në apartamentin që duhej të ndante me trajnerin e Juventusit, por është gati të lëvizë që aty. “Pas disa vizitave, Angiolini së bashku me vajzën e tij, Jolanda, duket se kanë gjetur një shtëpi të re, ku do të transferohen shpejt për të zhbërë të gjitha lidhjet, duke harruar çdo pjesë të enigmës së një dashurie që kishte mbaruar tashmë prej rreth 8 muajsh”.

Related posts

Leroy Sane: Manchester City GATI për finalen e parë sezonale ndaj Chelsea

Isa.Autor

“RUANI DATËN”/ Neymar entuziazmon fansat me projektin e ri: Kaosi Perfekt (VIDEO)

Delo.autor

MERR FUND PRITJA/ Zidane zëvendëson Deschamps, gati konfirmimi në stolin e Francës

Delo.autor

Leave a Comment