Futboll Kupa e Shqipërisë Sport

KUPA E SHQIPËRISË: GRUPI B/ Surprizë e Egnatias me Kukësin, Flamurtari në “Paqe”. Marshojnë Laçi me Vllazninë

Grupi B në Kupën e Shqipërisë ka dhuruar sot një rezultat surprizë, pasi pakkush priste që Kukësi i cili po bën shumë mirë në kampionat, të mundej përballë Egnatias.

Askush nuk e priste që Kukësi të merrte këtë rezultat pasi verilindorët renditen në vendin e dytë në kampionat dhe janë një ndër skuadra pretendente për titullin kampion.

Rrgoozhinasit kaluan 3 herë në avantazh me Imeri dhe dopietën e brazilianit Kabral, ndërsa Kukësi ngushtoi shifrat në minutën e 67 me Puntus. Ndeshja e kthimit do të jetë një luftë e vërtetë për verilindorët që do të kërkojnë përmbysjen me çdo kusht.

Në sfidat e tjera, Vllaznia fitoi 0-2 në transfertë përballë Pogradecit. Laçi iu fal golit të Ademit përballë Tomorit, ndërsa Flamurtari dhe Kastrioti e mbyllën në barazim pa gola.

REZULTATET 

POGRADECI 0-2 VLLAZNIA

Hoxhaj 2’, Mustedanagiç 73′

TOMORI 0-1 LAÇI

Ademi 32′

EGNATIA 3-1 KUKËSI

Imeri 3′, Pedro Kabral 37′, 65′  / Puntus 67′

FLAMURTARI 0-0 KASTRIOTI

Related posts

Cikalleshi pranë klubit turk, kavajasi është “peng” i uruguaianit të famshëm

Isa.Autor

NEYMAR APO “DEMI” LAUTARO? Setien tregon se cilin dëshiron në “Camp Nou”

Delo.autor

Sanchez jashtë formacionit ndaj Chelsea-t, ja justifikimi i Wenger

Q.Autor

Leave a Comment