Futboll

Golat si Moçka janë në modë, shikoni çfarë bën portieri që ka fiksim Reali…

Kohët e fundit është bërë e modës që edhe portierët të shënojnë golin dhe t’i japin pikë ekipit. Në Shqipëri e bëri Moçka ndaj Partizanit, ndërsa në Seria A kemi rastin e Brinjolit ndaj Milanit.

Goli i radhës nga një portier është shënuar në një ndeshje të kampionatit kroat midis Hajduk Spiltit dhe Istrës.

Rezultati ishte 2-2 deri afër fundit të lojës, por vendasit e Hajdukut nuk ishin të kënaqur me këtë rezultat. Ata thirën gjithë ekipin në sulm për aksionin e fundit dhe midis tyre edhe portierin Letica.

hyty

Si për ironi të fatit, ishte pikërisht portieri ai që kërceu me kokë në minutën e 95-të dhe i dha trepikshin Hajdukut. Ekipi dhe tifozët shpërthyen në festë.

Por, emri i Leticës nuk është i panjohur nëpër Evropë. Ai është një portier m të ardhme dhe vetëm pak ditë më parë u përfol nga mediat spanjolle si një objektiv për portën e Realit të Madrid

Related posts

PAS HUMBJES NDAJ BENEVENTOS/ Trajneri Pirlo: Duhej të ishim të qetë, por ne bëmë shumë gabime dhe…

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Futbolli argjentinas kthehet në 2021, por me publik! (FOTO)

Delo.autor

Albian Ajeti: Zgjodha Zvicrën sepse Shqipëria nuk më kontaktoi asnjëherë

Sadik.Autor

Leave a Comment