Futboll Premier League Sport

PARALAJMËRON CONTE-N PAS KALIMIT NË STOLIN E TOTTENHAM/ Villa-Boas: Ky do të jetë problemi më i madh

Andre Villas-Boas ka paralajmëruar Antonio Conte-n, pasi trajneri italian ka marrë drejtimin e Tottenham-it.

“Për Antonio-n do të jetë një sfidë e madhe. Është një trajner që ka fituar më parë në Premier, që ka shkuar te klubi me stadiumin më të mirë në Angli dhe strukturat më të mira stërvitore të Europë dhe në botë”, ka thënë Villas-Boas për Record.

“Megjithatë mungon akoma diçka. Daniel Levy kishte një trajner që e ka udhëhequr skuadrën deri jnë finalen e Champions League (Mauricio Pochettino) dhe një nga trajnerët që ka fituar më shumë në botë, Jose Mourinho. I takon atij dhe Joe Leëis të vendosin atë që duan për klubin”, ka vazhduar Villas-Boas.

“Mbetet një klub i vështirë sepse nuk ka qartësi. Nuk dua t’i transformoj fjalët e mia në një kritikë për Daniel Levy. Të gjithë kanë ulje dhe ngritje, pika të fortë dhe të dobëta, por Daniel nuk është një njeri i lehtë. Ka shumë gjëra që duhen thënë me sinqeritet dhe në sy. Por ndonjëherë nuk është kështu”.

Related posts

E PAZAKONTË/ LUFTËTARI në mes të “rrëmujës”, MEZANI plas “bombën”: Lojtarët i telefojnë nga…

Isa.Autor

KUJTON NË MËNYRË TË VEÇANTË KOSTA GRILLON/ Partizani: Mikrofoni shqiptar humbi një kolos (VIDEO)

Delo.autor

Shtutgarti në ndjekje të Esat Malës së Partizanit

Sadik.Autor

Leave a Comment