Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Piloti Verstappen optimist: Momenti i duhur për të hedhur “KO” rivalët e Mercedes

Pas triumfit në garën e Austin, piloti holandez Max Verstappen udhëheq me 12 pikë ndaj Lewis Hamilton renditjen e pilotëve të Formula 1. Këtë fundjavë garohet në Meksikë, pistë ku piloti i Red Bull synon një tjetër fitore, për të thelluar edhe më shumë diferencën me rivalin e Mercedes.

“Rikthimi te fitorja në Amerikë ishte një ndjesi fantastike, pasi kaluam një moment të vështirë, por tani nis një tjetër garë. Treguam se jemi në formë, kemi një ritëm të mirë dhe duhet ta shfrytëzojmë këtë moment, për të fituar sërish dhe hipotekuar sa më shpejt titullin”, tha Verstappen.

“Nuk duhet të tolerojmë apo bëjmë gabime, pasi është momenti që duhet luftuar më shumë për të mposhtur sërish rivalët e Mercedes. Kemi disa gara impenjative, ndaj do të jetë e rëndësishme që të paraqitemi sa më mirë, të grumbullojmë sa më shumë pikë e festojmë sërish”, tha Verstappen.

Related posts

SEZONI I ARDHSHËM/ Milani me fanellë klasike por ndryshon… (FOTO)

Delo.autor

MILAN-JUVENTUS/ “Kuqezinjtë” marrin goditjen e rëndë, dy lojtarë rezultojnë pozitiv me Covid-19. Ja emrat…

Delo.autor

RRËFEHET Fenomeni/ Blerja e RONALDOS: Seria A, më e FORTË se kurrë

Isa.Autor

Leave a Comment