Futboll Premier League Sport

VAN DE BEEK DO TË BËHET PRIND PËR HERË TË PARË/ Van der Meyde ngacmon: Do ta quash Ole Gunnar?

Donny Van de Beek nuk po kalon një moment të mirë te Manchester United.

Shumë pak ndeshja me fanellën e Djajve të Kuq, kjo edhe për shkak të marrëdhënies jo shumë të mirë me trajnerin Ole Gunnar Solskjaer.

Gjërat po shkojnë shumë më mirë jashtë fushë, me lojtarin që ka lajmëruar me një postim në rrjetet sociale se do të bëhet me djalë.

Mes mesazheve që ka marrë ylli i United ka qenë edhe ai i bashkëkombësit të tij Andy van der Meyde. Ish-futbollisti e ka ngacmuar duke e pyetur: “Do ta quash Ole Gunnar?”.

Një referim i qartë për trajnerin, i cili nuk e ka marrë kurrë shumë në konsideratë lojtarin e blerë nga Ajax-i.

I transferuar në verën e 2020-ës me shumë pritshmëri, Van de Beek është aktivizuar shumë pak nga trajneri norvegjez. Në këtë sezon ka luajtur vetëm 144 minuta në total në 4 ndeshje.

Related posts

Femrat e Lyon fitojnë Champions League për të tretën herë radhazi

Sadik.Autor

TELASHE TË MËDHA PËR MANCININ/ Largohet nga grumbullimi me Italinë lojtari…

Delo.autor

Vdekja e papritur, kush ishte Fadil Vokrri, Maradona i shqiptarëve të Kosovës…(FOTO/VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment