Futboll

Milani është i interesuar për mesfushorin e Arsenalit

Milani do Jack Wilsheren.

Sipas asaj që raporton “Daily Express”, Milani është i interesuar për të nënshkruar me mesfushorin e Arsenalit, Jack Wilshere.

26 vjeçari shkëlqeu në fitoren 0-2 të Arsenalit ndaj Milanit në “San Siro” në kuadër të Europa League dhe Kuqezinjtë janë hedhur menjëherë në sulm për t’i marrë shërbimet e anglezit.

Jack Wilshere ende nuk ka arritur marrëveshje me Arsenalin për rinovimin e kontratës, që i skadon këtë verë, nga e cila fiton 120,000 funte në javë. Ai është i lirë që të bisedojë me klube të huaja andaj Milani do të tentojë të shfrytëzojë këtë situatë.

Raportohet se për lojtarin janë duke u interesuar edhe Juventusi e Sampdoria

Related posts

AKUZAT NDAJ MODRIÇ/ Rrezikoi 5 vjet burg, gjykata kroate “fal” mesfushorin

Isa.Autor

ZBULON NJË PRAPASKENË/ Mbrojtësi Pique: Ai pothuajse më detyroi të largohesha nga Barcelona

Delo.autor

NGA GRUMBULLIMI ME PORTUGALINË TEK CR7/ Joao Cancelo: Nuk ka asnjë dyshim që prania e tij ka rritur…

Delo.autor

Leave a Comment